AktualitetTë fundit

Zgjaten hetimet për Saimir Tahirin: Krimet e Rënda presin ndihmë juridike

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet me tre muaj për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin skadoi dje më 17 janar.

Shkak për shtyrjen e hetimeve, sipas Prokurorisë vjen për disa veprime të tjera hetimore. Prokuroria deklaron se pritet përgjigjja për ndihmë juridike nga Mali i Zi dhe përkthimi i akteve të marra nga Italia.

Kjo është hera e tretë që hetimet për Tahirin zgjaten në pritje të informacioneve nga autoritetet e huaja.

Referuar Prokurorisë për Krime të Rënda, ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”.

 

Fraksion.com