Të hënën pedagogët në grevë, zbardhet lista me kërkesat
Pedagogët e fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës kanë paralajmëruar një grevë 24-orëshe ditën e hënë.
Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Asamblesë së këtij fakulteti, ndërsa pedagogët njësoj si studentët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave të tyre, mes të cilave edhe anulimi i ligjit për arsimin e lartë.
Në një deklaratë ata shprehen se duhet në anulohen disa VKM, pasi shkelin autonominë universitare.
Fraksion.com