AktualitetPolitikëTë fundit

Mungesa e socialistëve në qeveri, Ruçi: ‘Iku koha e partisë-shtet’

Në një takim me gazetarët në kryesinë e Kuvendit, Gramoz Ruçi u përgjigj për ndryshimet e reja në qeveri.

I pyetur përse Partia Socialiste është më pak e përfaqësuar në kabinetin e Ramës, Ruçi tha se ka ikur koha e partisë-shtet.

“Sistemi që lamë pas ishte sistemi i partisë-shtet. Sistemi që jemi është sistemi i partisë në pushtet, kjo s’do të thotë që kur është kjo parti në pushtet, s’do të thotë që të jenë anëtarët e forumeve në pushtet. Çdo parti që vjen në pushtet, nuk vjen vetëm me votat e anëtarësisë së vet, por i duhen mbi 700 mijë vota. Motoja e asaj partie ka qenë bashkëqeverisje me qytetaret, kështu që është brenda filozofisë se alternatives që ka marrë gjatë fushatës”, tha Ruçi.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm dhe emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se emërimet dhe shkarkimet, që nga presidenti, kryeministri deri tek ministrat,  bëhen nga parlamenti.

Sipas Ruçit kompetencat e Metës duhet të shprehen me kushtetutë.

 

Fraksion.com