Life StyleTë fundit

Meghan nuk do të ndihet e kontrolluar; Tjetër largim nga stafi i saj

Princesh Meghan, vijon të tërheq vëmednjen e publikut që pas martesës së saj me princ Harryn.

Së fundmi asistentes, Meghanit i largohet dhe një truproje, duke bërë që mediat të kthejnë përsëri vëmendjen nga ajo.

Ky është i disati largim nga stafi i dukeshës dhe arsyet mbeten pothuajse gjithmonë të njëjta, ajo nuk respekton protokollin duke vështirësuar punën e stafit.

Modestia e saj dhe kërkesat e saj për t’u trajtuar si të gjithë ka qenë e papranueshme për një nga oficeret e sigurisë së saj e cila ka dhënë dorëheqjen vetëm pas 6 muajsh punë. Largimi i saj vjen pak kohë pas dorëheqjes së një prej asistenteve të Dukeshës.

Sipas oficeres, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, ka qenë absurde që një Dukeshë të sillet lirshëm duke marrë parasysh rëndësinë e saj dhe nga ana tjetër Meghan nuk do të ndihet e kontrolluar në çdo moment të jetës.

Mbase Meghan duhet ta kishte menduar më parë që te jesh pjesë e familjes mbretërore kërkon përgjegjësi.