“Made in Albania”: 182 mijë tonë produkte vetëm për eksport
Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit u përpunuan mbi 3.6 milionë tonë mallra gjithsej. Ku nga këto janë përpunuar mbi 288 mijë tonë çimento gjithsej.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës, 182.357 tonë i përkasin eksporteve, prodhime të fabrikave të rajonit të Fushë Krujës, të cilat ngarkohen në anije tregtare kryesisht në Terminalin Lindor.
Ndërkohë në kalatat e Terminalit Perëndimor janë shkarkuar gjatë vitit të kaluar 106.133 tonë çimento e importuar për llogari të biznesit shqiptar.
Eksporti i çimentos nga Durrësi drejt vendeve të tjera po vijon edhe në këtë fillim viti. Çimento e prodhuar në fabrikat pranë Fushë Krujës dhe që shfrytëzohet për industrinë e ndërtimit i është drejtuar kryesisht porteve të Margheras (Itali) dhe të Maltës.
Fraksion.com