Korçë, vritet 35-vjeçari. Në kërkim autori i vrasjes
Një i ri mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri në Korçë, të enjten në mbrëmje. 35-vjeçari Altin Balliu, nga fshati Slatinjë i Pogradecit, u ekzekutua me dy plumba në “lagjen 10” të qytetit.
Olger Mustafaj, me precedentë penalë e që banon në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja, po kërkohet nga policia, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Vrasja ka ndodhur pas konfliktit që autori kishte pasur në një lokal me viktimën dhe shokët e tij, për shkak të bllokimit të rrugës me makinë nga miqtë e 35-vjeçarit.
Kanë qenë dy dëshmitarë kyç, ata që kanë çuar policinë në gjurmët e para të vrasësit, por ende nuk dihen shkaqet e krimit.
Një tjetër grup policor ka shkuar në fshatin Bitinckë të Devollit, në kërkim të pronarit të një automjeti që u gjet i goditur nga plumbat në vendngjarje, në “lagjen 10” të Korçës.
Fraksion.com