Këshilli Kombëtar i PD-së: Basha publikon kandidaturat; Rikthehen Nishanin
Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, kreu i PD, Luzlim Basha ka ‘thyer’ traditën duke vendosur të publikojë emrat e kandidatëve për zgjedhjen e Kryesisë së PD, zgjedhjen e sekretariatit ekzekutiv dhe funksional.
Lulzim Basha ka vendosur të rikthejë në PD ish presidentin e Republikës, Bujar Nishani duke e propozuar si kryetar të Këshillit Kombëtar të PD. Basha u shpreh se pikë e dytë e rendit të ditës së Këshillit Kombëtar do të jetë diskutimi i gjendjes politike në vend.
Deklarata e Bashës:
Ditën e nesërme mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili në rendin e ditës ka dy çështje shumë të rëndësishme.
Së pari, zgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike, pikë e rendit të ditës që përfshin, po ashtu, zgjedhjen e sekretariatit ekzekutiv dhe sekretarëve funksionalë, si edhe disa të funksioneve të tjera statutore.
Pika e dytë e rendit të ditës ka të bëjë me diskutimin për gjendjen politike në vend dhe marrjen e vendimeve politike nga organi më i lartë vendimmarrës Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.
Në ndryshim nga tradita e herëve të tjera, kam vendosur sot të shpalos para jush, propozimet që Kryetari i Partisë Demokratike në bazë të statutit i bën Këshillit Kombëtar, për funksionet e sipërpërmendura.
Kështu, për 15 anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike që zgjidhen me votë direkte nga Këshilli Kombëtar kam vendosur t’i propozoj Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, këto emra:
Kandidatët për anetarë të kryesise së PDSH:
Agron Shehaj, Aldo Bumci, Arben Beqiri, Arben Ibro, Avenir Peka, Bardh Spahia, Besart Kadia, Dhurata Cupi, Dritan Shano, Dorjan Gjonmarkaj, Endri Hasa, Enkelejd Alibeaj, Enkelejda Sallaku, Enno Bozdo, Enri Ceno, Ervin Salianji, Fatbardh Kadilli, Fatbardha Kadiu, Fatbardh Sallaku, Fitim Zekthi, Flamur Hoxha, Flamur Noka, Florjon Mima, Gazmend Koduzi, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Genti Malko, Gerti Bogdani, Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Jamarber Malltezi, Jorida Tabaku, Kastriot Sulka, Klevis Balliu, Kreshnik Collaku, Ledina Mandia, Luciano Boci, Lindita Metaliaj, Mateo Spaho, Nada Mecorapja, Nevila Xhindi, Ndricim Mehmeti, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Roland Bejko, Rudina Hajdari, Tomorr Alizoti, Tritan Shehu, Valentina Duka, Xhemal Gjunkshi.
Sekretariati organizativ:
Gazment Bardhi – Dorjan Teliti, Sekretar i Pergjithshem
Clirim Gjata – Marinela Ziu, Sekretar per Ceshtjet Ligjore
Sahit Dollapi – Lulzim Omuri, Sekretar Organizativ
Ivi Kaso – Dorjan Gjonmarkaj, Sekretar per Ceshtjet Zgjedhore
Ervin Minarolli – Minushe Lazaj, Sekretar per Burimet Njerezore
Propozime për organe statutore:
Bujar Nishani – Kryetar i Keshillit Kombetar
Halim Kosova Kryetar i Komisionit te Integritetit dhe Etikes
Jemin Gjana Kryetar i Komisionit Zgjedhor
Arben Ristani Kryetar i Komisionit te Apelimit
Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar
Kerkësë për votëbesim:
Edi Paloka – Nenkryetar
Edmond Spaho – Nenkryetar
Anetarë të kryesise ex officio:
Kryetarja e LDG Albana Vokshi
Kryetari i FRPD Belind Kellici