AktualitetRajoniTë fundit

Gjendet kufoma e murosur në vilën e vjetër; Dyshohet për shqiptarin e zhdukur 5 vite më parë

Mediat italiane shkruajnë se viktima e gjetur në paretin e murit dyshohet te jetë rreth 35 dhe 45 vjeç dhe vdekja ka ndodhur se paku 5 vite me parë.

Zbulimi i eshtrave u bë teksa pronari i viles së vjetër po punonte së bahsku me punëtorët për riparimin e saj, ndërkohë që konstatuan diçka të dyshimtë që më pas u zbulua teëishte një kufomë mashkulli.

Në terren po punojnë karabinierët e Njësisë Hetimore të Monzës dhe të kompanisë Desio, të koordinuar nga prokuroria e Monzës. Aty u gjet edhe nje pjese xhakete qe duket se mbante veshur viktima.

Hetuesit po marrin në pyetje si punëtorët që kanë bërë zbulimin dhe pronarin. Ekzaminuesi mjekësor dhe ekspertët e Laboratorit Labanof, antropologjia forenzike e Universitetit të Milanos, do të shqyrtojnë mbetjet njerëzore.

Ndërkohë që hetuesit po hetojnë lidhur me zhdukjen e një shqiptari në vitin 2013 në Genova të Italisë.

 

Fraksion.com