Soreca për ministrat e rinj: Moment i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka uruar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, pas betimit të tyre në presidencë.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca shprehet se ministrat e rinj marrin detyrën në një moment të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
“Urime anëtarëve të rinj të kabinetit që u betuan sot para Presidentit Meta. Ata marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë 🇦🇱 në rrugën drejt BE-së 🇪🇺. Mirëpres të punoj me të gjithë! #EUforAlbania🇪🇺🇦🇱”- shkruan ambasadri i BE në Tiranë.
Fraksion.com