AktualitetTë fundit

Shpërthim në një pus nafte në Fier ( VIDEO)

Një grykë pusi nafte në Zharrëz të Fierit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Raportohet  se gropa e pusit ka qenë me mbetje të naftës bruto, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Mësohet se pusi me numër 2702 i përket kompanisë Albpetrol. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe pranë nuk ka banesa të cilat mund të rrezikoheshin.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse të cilat kanë neutralizuar flakët pas disa minutash.

 

Fraksion.com