Ministrat e rinj sot në Presidencë; Rama ‘peng’ i Metës
Një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretet për emërimin e 7 ministrave të rinj dhe zëvendëskryeministrin Erion Braçe, ditën e sotme në institucionin e Presidencës do të mbahet ceremonia e betimit.
Do të jenë: Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës; Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj; Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit; Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros; Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos; Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin; Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit dhe Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit, ata që do të bëjnë betimin.
Mësohet se ceremonia do të zhvillohet në orën 14:15.
Ndërkohë që në postin e ministrit të Jashtëm është propozuar vet kryeministri Edi Rama, ndërsa ende Meta nuk ka thënë fjalën e tij, pasi nuk ka shkarkuar Ditmir Bushatin.
Fraksion.com