AktualitetTë fundit

Mashtrimi :18 miliardë lekë; 13 të arrestuar; 12 në kërkim për evazion fiskal

Një operacion policor po vijon  për ekzekutimin e 25 urdhërndalimeve të personave që akuzohen për evazion fiskal me vlerë 18 miliardë lekë në dëm të shtetit.

Deri më tani janë ekzekutuar 13 urdhërndalime, ndërsa 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Prokuroria thekson se do të vijojë hetimet për identifikimin e saktë dhe të plotë të subjekteve përfituese nga kjo skemë mashtruese.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal 10 153 të vitit 2018 për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e tvsh, pas hetimeve të para hetimore të drejtorisë së Hetimit Tatimor të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

25 personat figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit me vlerë 18 miliardë lekë.

Janë ekzekutuar 13 urdher ndalime duke shpallur në kërkim 12 persona të tjerë. Hetimet do të vijojnë ne identifikimin e saktë e të plotë të subjekteve përfitues të skemës.

 

Fraksion.com