AktualitetTë fundit

Klement Balili largohet i qeshur nga Drejtoria e Policisë Tiranë

Dy ditë pasi u dorëzua në polici, Klement Balili është larguar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbahej që prej momentit kur e solli aty kreu i uniformave blu, Ardi Veliu, i cili negocioi me familjarët e “Eskobarit të Ballkanit” për të bërë të mundur vendosjen pas hekurave të tij.

Në disa foto të shkrepura gjatë momentit që Balili la ambientet e policisë për t’u transportuar nën masa të rrepta sigurie drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda, i akuzuari për trafik ndërkombëtar droge shihet i qeshur.

“Eskobarit të Ballkanit” pritet që t’i komunikohet sot masa e sigurisë dhe akuzat, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë duket se janë përgjimet mes tij dhe disa peshkatarëve që i kishte punësuar për të drejtuar skafin me drogë drejt Greqisë.

Seanca gjyqësore ndaj Klement Balilit pritet të drejtohet nga Miliana Muça, e cila do të bëjë edhe rivlerësimin e masës së sigurisë.

Fraksion.com