Kanabisi, mjafton një cigare për të ndryshuar trurin e të rinjve
Disa të thithura me cigare hashash janë të mjaftueshme për të ndryshuar strukturën e trurit tek adoleshentët. Kjo është ajo çfarë del nga një studim i publikuar në “Journal of Neuroscience” nga hulumtuesit në Universitetin e Vermontit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një rritje anormale në vëllimin e lëvores cerebrale, në korrespondencë me fushat e lidhura me emocionin dhe kujtesës, është vënë re për herë të parë tek disa 14-vjeçarë, të cilët kishin konsumuar kanabis në mënyrë sporadike.
Rezultati hap pyetje të reja për legalizimin e substancës për qëllime rekreative. “Me sa duket vetëm konsumojnë një ose dy cigare për të ndryshuar vëllimet e materies gri tek këta adoleshentë të rinj”, vuri në dukje psikiatri, Hugh Garavan.
Ata analizuan të dhënat që lidhen me zhvillimin e trurit dhe shëndetin mendor të të rinjve të anketuar në Britaninë e Madhe, Irlandë, Francë dhe Gjermani në kuadër të projektit evropian “Imagen”. Studimi përfshinte 46 katërmbëdhjetë vjeçarë të cilët kishin përdorur kanabis vetëm një herë ose dy herë. Në trurin e tyre, del se tek ata janë zbuluar rritje anormale në vëllimin e zonave të caktuara të materies gri të ndjeshëm ndaj ‘cannabinoideve’: ndryshimet më të rëndësishme janë vërejtur në ‘amygdala’ (i lidhur me frikë dhe proceset e tjera emocionale) dhe hippocampus (e lidhur me kujtesën dhe me hapësirën).
Mbetet të kuptohet se çfarë do të thotë shtrirja dhe rëndësia e këtyre ndryshimeve strukturore. Zakonisht në adoleshencë, truri i nënshtrohet një “shkurtimi” të lidhjeve nervore, i cila zvogëlon vëllime: prandaj është e mundur që kanabisi të pengojnë këtë proces.