Life StyleTë fundit

Joshja, nëse i pëlqen do e kuptosh nga këto 6 gjeste!

Shenjat e tërheqjes mes dy njerëzve shkojnë shumë përtej fjalëve

Në dashuri, sidomos në fazën e shoqërimit, trupi komunikon shumë më tepër se fjalët. Mbi të gjitha, ndërsa gjuha verbale mund të jetë një mjet për keqkuptimet, fshehtësinë dhe madje edhe gënjeshtrat, gjestet dhe shikimet gjithmonë tregojnë mendimet e personit. Por, sigurisht, me kusht që të dini t’i lexoni ato. Lëvizjet e trupit udhëhiqen nga e pandërgjegjshmja dhe shpesh nuk janë veprime të vetëdijshme: për këtë arsye edhe disimuluesit më të thekur mund të bëjnë pak për t’i kontrolluar. Le të zbulojmë më të zakonshmet nëse djali i bukur, që po synojmë, tregon interes dhe tërheqje ndaj nesh. Para së gjithash duhet të kujtojmë se gjuha e trupit të mashkullit është më e thjeshtë dhe më pak e pasur me sinjale sesa ai i femrës, por ndërkohë shumë më i drejtpërdrejtë dhe esencial.