Johannes Hahn viziton Kosovën
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn do të qëndrojë të enjten në Kosovë.
Hahn është paralajmëruar se do të zhvillojë një takim me kryeministrinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Hahn do të qëndrojë në Kosovë në kohën kur Qeveria e Kosovës nuk është tërhequr nga vendimi për taksën prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Vendosja e kësaj takse doganore ka ngritur reagime të ashpra nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Ndërkohë, Serbia, e cila para vendosjes së kësaj takse, eksportonte mallra në Kosovë në vlerë mbi 1 milion euro në ditë, ka kërkuar heqjen e taksës si kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy shteteve.
Fraksion.com