AktualitetTë fundit

Sulm me armë në një hotel në Nairobi të Kenias

Në Kenia, persona të armatosur sulmuan një hotel luksoz ku ndodhet edhe një kompleks zyrash, duke shkaktuar një numër viktimash, ende të pakonfirmuara.

Sulmi te Hoteli Dusit D2 në Nairobi filloi në orën 3:30 pasditen e djeshme. Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar të paktën një shpërthim, si dhe të shtëna me armë.

Mediat në Kenia njoftuan se në këtë sulm janë vrarë një numër njerëzish, por autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar numrin e viktimave.

Sipas shërbimit somalez të Zërit të Amerikës, grupi militant me bazë në Somali, al-Shabab, mori përgjegjësinë për sulmin. Më vonë ky grup bëri një deklaratë të dytë, ku thuhej se në vendin e sulmit u zhvilluan “përleshje të ashpëra.”

Ish presidenti i Komitetit Olmpik të Somalisë, Duran Farah, i tha Zërit të Amerikës se së bashku me kolegët, ai ishte duke hyrë në kompleks në kohën kur ndodhi sulmi. Ai tha se ai ata vrapuan për të shpëtuar dhe se panë një numër të madh njerëzish të lënduar, duke shtuar se edhe dy orë pas sulmit, autorët ndodheshin në ndërtesë.

Autoritetet në Kenia thanë se kanë filluar hetimet lidhur me shpërthimin.

 

Fraksion.com