AktualitetTë fundit

Skandali me ‘DH Albania’; Kreu i ARRSH në Prokurorinë e Tiranës

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës pas zbulimit të skandalit që fshihej pas kompanisë që do ndërtonte lotin e parë të Unazës së Re, ‘DH Albania’, e cila kishte falsifikuar dokumentet për marrjen e tenderit.

Afrim Qendro do të pyetet  për tenderin e ‘Unazës së Re’ në cilësinë e personit që ka dijeni. Ai pritet të japë shpjegime në lidhje me tenderin e lotit të parë, pasi Prokuroria ka nisur një hetim me dyshimet se janë falsifikuar dokumentet e kompanisë fituese. Më herët, për këtë çështja janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH.

Pas zbulimit të skandalit në News24, ARRSH pezulloi ndërtimin në lotin e parë tek Unaza e Re.

Ky falsifikim e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vejcare dhe me eksperincë në projektet e infrastrukturës.

E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit.

 

Fraksion.com