AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Platforma, rruga e sigurtë; Qytetari s’ka nevojë të fusë dorën në xhep

Kryeministri Rama në takimin e përjavshëm të “Bashkëqeverisjes” ka ripërsëritur faktin se kjo platformë është rruga më e shkurtër për të arritur në zgjidhjen e shqetësimeve, duke iu dhënë fund kështu sorollatjeve nëpër zyra.

“Ne këmbëngulim çdo javë me këtë event publik, që për çdo qytetar që merr një shërbim duhet  të kuptojë se platforma është rruga më e shkurt për të zgjidhur shqetësimin”, tha Rama.

Teksa qytetarët treguan se shqetësimi i tyre është trajtuar në kohë rekord, shefi i qeverisë theksoi mes tjerash se presionin i qytetarit falë platformës është  maksimal mbi zyrtarët. Rama u shpreh se në rast se zyrtarët nuk japin zgjidhje, masat penalizuese fillojnë nga ato administrative deri tek procedimi i tyre në rast se ka dyshime për elementë korrupsion.

“Presioni që ushtron qytetari nëpërmjet platformës për të kërkuar të drejtën e vet është maksimal. Nuk ka asnjë shans, që të shmangen, në rast të kundërt do të ndëshkohet deri në largim nga puna dhe çuarjen e rasteve deri në prokurori nëse ka dyshime për korrupsion. Platforma është rruga e sigurtë dhe sukses i padiskutueshëm për çdo qytetar. Qytetari nuk ka nevojë të fusë dorën në xhep”, tha  Rama.

 

Fraksion.com