Putin pë Ballkanin: I destabilizuar nga prezenca e SHBA-së
Presidenti rus, Vladimir Putin pretendon se Shtetet e Bashkuara janë ato që po destabilizojnë Ballkanin duke treguar “rol dominues” në këtë rajon, kanë raportuar gazetat serbe.
Putin i ka bërë këto komente gazetat serbe, Veçernje Novosti dhe Politika, të publikuara më 15 janar, pak para se të vizitojë Serbinë këtë javë.
Komentet e presidentit rus janë publikuar edhe në faqen online të Kremlinit.
Në deklaratat e tij është theksuar edhe një herë lidhja e ngushtë historike e Moskës me Serbinë, si dhe paralajmërimi për ndikimin perëndimor.
Komentet e tij kanë qenë edhe në kundërshtim me paralajmërimet nga Uashingtoni dhe nga disa vende evropiane që janë të shqetësuara për tentimet e Rusisë që ta destabilizojë rajonin, duke përfshirë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë.
Në këto intervista, Putin ka rikujtuar edhe bombardimet e NATO-s në Serbi më 1999 gjatë luftës në Kosovë, si dhe pavarësinë e Kosovës.
“Për aq kohë sa situata në Ballkan është shqetësuese, politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa kombeve perëndimore që tregojnë rolin e tyre dominant, vazhdon të jetë faktor serioz i destabilizimit”, është cituar të ketë thënë Putin.
Analistët kanë thënë se vizita kryesore e Putinit në Serbi do të fokusohet në Kishën Ortodokose në Beograd, Shën Vava.
Putin dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç pritet të flasin përpara mijëra njerëzve jashtë Shën Savës, “në një shfaqje simbolike të lidhjeve vëllazërore”, siç thonë organizatorët e ngjarjes.
Putin nis vizitën në Serbi më 17 janar.
Fraksion.com