AktualitetTë fundit

Nesër seanca për Klement Balilin

Seanca për masën e vërifikimit të sigurisë për Klement Balilin, i cili u dorëzua në polici një ditë më parë, do të zhvillohet ditën e nesërme.

Sot është hedhur shorti, ku Miljana Muça është zgjidhur gjyqtarja paraparake për Klement Balilin.

Me ligjin e ri, gjyqtarja paraprakë do të bëjë verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për Klement Balilin.

Muça do të shikojë edhe veprimet e prokurorisë që ka bërë deri tani.

Gjithashtu kjo gjyqtare do të vendosë nëse dosja do të shkojë në gjykim, apo tia kthejë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Dorëzimi i “Eskobarit” të Ballkanit u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij,  i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

 

Fraksion.com