Vuçiç tregon prapaskenat me Thaçin: Njëherë ishim afër përplasjes fizike
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë një detaj nga takimet që zhvillon me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Në një intervistë për “TV Pink”, ai tha se në takimet me Thaçin flasin në gjuhën angleze, mirëpo kur gjërat nxehen, atëherë kalojnë në serbisht.
“Flasim në anglisht, derisa nuk vjen deri tek ndonjë përplasje verbale… atëherë kalojmë në serbisht”, tha Vuçiç, shkruan Zëri.info.
Madje ai tregon se në një rast kanë qenë afër edhe të një përleshjeje fizike, por se gjithçka ka përfunduar shpejt.
“Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiçit, ndërsa unë atij… por gjithçka përfundoi shpejt”, tha Vuçiçi.
Fraksion.com