Trump këmbëngul përsëri për ndërtimin e murit me Meksikën
Presidenti Donald Trump u zotua se do t’i vazhdojë përpjekjet për të siguruar financimin e murit kufitar me Meksikën. Këto komente ai i bëri në një fjalim që mbajti të hënën pasdite në Nju Orleans.
Presidenti mori pjesë në Konventën e Fermerëve në New Orleans, ku deklaroi: “Kur është fjala për ta mbajtur popullin amerikan të sigurtë, nuk kam për t’u përkulur kurrën e kurrës.”
Pjesën më të madhe fjalimit, Presidenti Trump tha justifikime për pozicionin e tij, duke këmbëngulur se muri përgjatë kufirit me Meksikën është i nevojshëm për sigurinë kombëtare dhe për arsye humanitare.
Trump thotë se i ka kërkuar Kongresit fonde për ndërtimin e një “barriere prej çeliku”, për arsye se “na duhet të jemi të fortë”.
Trump ka mosmarrëveshje për demokratët e Kongresit, ngaqë ai kërkon një fond prej $5.7 miliardë dolalrësh për financimin e murit. Demokratët, të cilët e kundërshtojnë ndërtimin e murit si një veprim pa bazë morale, i kanë bërë thirrje Presidentit ta rihapë qeverinë, ndërsa të vazhdojnë negociatat për kurifirn.
Të dielën në mbrëmje, Presidenti Trump postoi një numër komentesh në Twitter. Ndër to ai citonte një artikull të komentatorit konservator Pat Buchanan, i cili i bënte thirrje presidentit të përdorte autoritetin ekzekutiv për të shpallur gjendjen e emergjencës në kufi, duke mundësuar financimin e murit.
Në një koment presidenti shkruante: “Populli i madh i këtij vendi kërkon Sigurinë e Duhur Kufitare MENJËHERË”.
Më parë të dielën, një nga aleatët më të ngushtë të presidentit, Senatori nga Karolina e Jugut Lindsey Graham i bëri thirrje presidentit të rihapë përkohësisht qeverinë federale.
“Do t’i bëja thirrje presidentit të hapë qeverinë për një periudhë të shkurtër kohe, të themi tre javë, para se të hidhet në veprim. Të shohim nëse arrihet marrëveshje. Nëse për tre javë nuk arrihet marrëveshje, të veprojë. Ndoshta mund ta realizojë duke përdorur autoritetin që ka në gjendje emergjence”.
Shpallja e gjendjes së emergjencës në kufirin SHBA-Meksikë do t’i jepte mundësi presidentit të shpenzonte 5 miliardë dollarët që ka kërkuar për të ndërtuar murin pa marrë miratimin e Kongresit. Por demokratët do ta sfidonin këtë akt menjeherë në gjyq.
Ndërkaq, 800 mijë punonjës federalë, janë ose të pezulluar për mungesë fondesh, ose vazhdojnë punën pa pagesë.
Fraksion.com