SHBA: Seancë me pyetje-përgjigjie për të emëruarin për Prokuror i Përgjithshëm
I zgjedhuri i Presidentit Donald Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr, fillon sot seancat dy ditëshe për konfirmimin e tij, që pritet të përqëndrohen tek kritikat e tij ndaj hetimit të Prokurorit të Posaçëm dhe pikëpamjet e tij për konceptin e fuqive ekzekutive të Presidentit.
Barr, i cili ka shërbyer në postin e Prokurorit të Përgjithshëm kur president ishte George H. W. Bush, është bërë objekt dikutimesh javët e fundit, për shkak të një dokumenti që ai shkroi vitin eklauar, ku kritikonte Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller, i cili po heton në se zoti Trump është përpjekur të pengojë drejtësinë.
Në se miratohet nga ligjvënësit, zoti Barr merr drejtimin e hetimit për Rusinë, që tani e ka Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein. Ky i fundit ka lënë të kuptohet se ka për t’u larguar nga Departamernti i Drejtësisë pas konfirmimit të Prokurorit të ri./VOA
Fraksion.com