Lutfi Dervishi: Intervista me Klement Balilin
Nga Lutfi Dervishi
A mund ta dimë arsyen se pse jeni dorëzuar pikërisht tani dhe jo më parë?
Unë në të vërtetë që kur kam marrë vesh që më kërkonte prokuroria kam dashur të dorëzohem, por nuk doja që dorëzimi im të zinte vend të pamerituar në lajme dhe debatin publik. Që nga tetori përshembull nuk kam dashur të tërheq vëmendjen nga protesta e drejtë e studentëve. Me kënaqësi kontatoj se pjesa më e madhe e kërkesave të tyre po gjen rrugën e zgjidhjes!
Po nuk mund të dorëzoheshit më parë se muaji tetor sepse ju jeni në kërkim që në maj të vitit 2016?
Unë nuk kam patur besim tek dy ish ministrat e Brendshëm. Fakti që njëri është nën hetim dhe tjetri dha dorëheqjen më jep të drejtë apo jo?!
Ka ndonjë arsye tjetër që nuk je dorëzuar më parë?
Edhe unë si 90% e shqiptarëve nuk kam patur besim te drejtësia e vjetër. Tani me krijimin e KLGJ dhe KLP kam besim se gjithsecili do gjej të drejtën. Shfrytëzoj rastin tí bëj thirrje politikës së vjetër të mos pengojë reformën dhe nga ana tjetër u bëj thirrje prokurorëve të ndershem të aplikojnë për SPAK-un.
Pse zgjodhët pikërisht ditën e sotme për tú dorëzuar?
Mendoj se është një ditë e veçantë. Shqipërinë sot e vizitojnë dy ministra të jashtëm. Një vend mik si Italia që është avokate e Shqipërisë dhe një vend skeptik si Hollanda. Më shumë jam dorëzuar sot që ministrit hollandez tí jepet një provë e vërtetë që Shqipëria po bën hapa përpara në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Unë nuk dua që të rrezikohet hapja e negociatave me BE-në.
Pse kanë zgjatur kaq shumë negociatat me Ardi Veliun?
3 muaj për ju mund të duken shumë. Për mua jo dhe aq. Të kuptohemi nuk është se kam dashur të bëj të vështirin, por janë disa gjëra konfidenciale.
Ju thoni se jeni vetëdorëzuar, policia thotë se jeni arrestuar?
Le ta quajmë me kompromis vetëarrestim.
Ju akuzoheni si Eskobar i Ballkanit?
Gjatë kësaj kohe kam parë në Netflix: Narcos dhe mendoj se është ekzagjerim titulli Eskobar.
Kryeministri kërcënoi policinë disa javë më parë dhe kërkoi që të mos vinte ambasadorja e re amerikane dhe të kërkonte arrestimin tuaj.
Tani vetëarrestimi im është fakt. Nuk di a është e nevojshme të vij ambasadorja amerikane.
Fraksion.com