AktualitetTë fundit

Krimet e Rënda hetojnë prokurorin e Gjirokastrës

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se po kryen një hetim ndaj prokurorit të Gjirokastrës Spartak Çoçoli për veprën penale të “korrupsionit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Prokurori Spartak Çoçoli u shoqërua dje për verifikim nga prokurorët e Krimeve të Rënda, por ndaj tij sipas burimeve zyrtare nuk është kërkuar asnjë masë sigurimi personal në Gjykatën e Krimeve te Renda.

Prokuroria e Krimeve të Rënda tha se po ashtu se as policia nuk ka proceduar me arrest në flagrancë. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka dhënë hollësi për procedimin e regjistruar ndaj prokurorit të Gjirokastrës dhe pistën e hetimeve.

 

Fraksion.com