AktualitetTë fundit

Klement Balili. Ja dy kushtet e vetëdorëzimit

Detajet rreth vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cili ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës i ka dhënë Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Veliu ka zbuluar edhe dy kushtet që Balili i kishte vendosur autoriteteve.

Sipas Veliut, si kusht i parë i Balilit ishte që mos të keqtrajtohej nga punonjësit e policisë si dhe fakti që të deklarohej vetëdorëzimi.

Mes të tjerash Veliu tha se pas konktakteve me familjarët e Balilit, kjo gjë u arrit vetëm pas 3 muajsh negociata.

“Balili kishte dy kushte për vetëdorëzimin. Së pari që mos të keqtrajtohej dhe që të deklarohej vetedorëzimi. Jam kontaktuar nga familjarët pas 3 muajsh negociata. Shkova personalisht me një makinë shoqëruese”, tha Veliu.

Balili u vetëdorëzua sot në orën 8:45 te kthesa e Shijanit, mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa ishte i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili. Klement Balili pasi u mor në pyetje në ambientet e komisariatit nr.6, ku u bë edhe ekzekutimi i urdhrit të arrestimit, ai iu drejtua Policisë së Tiranës, ndërsa u transportua me makinë policie.

 

Fraksion.com