AktualitetTë fundit

Kazinotë nga Shqipëria shpërngulen në Maqedoni?

Sipas televizionit Alsat, kompanitë TO-BAS dhe EFBET nga Shqipëria janë të interesuara të futen në tregun e Maqedonisë për organizimin e lojërave të fatit dhe bastoreve.

Përveç kësaj, ato janë të interesuara edhe të bashkëpunojnë edhe me bastoret që tashmë kanë licenca në Maqedoni dhe në këtë mënyrë ta zgjerojnë rrjetin e tyre. Interesi i tyre vjen dy javë pasi Shqipëria plotësisht i ndaloi bastoret sportive dhe lokalet për lojëra elektronike të fatit që ishin nëpër qytetet shqiptare.

Nga Ministria e Financave nuk japin përgjigje konkrete nëse nga fillimi i vitit në adresë të tyre kanë arritur kërkesa për licenca për organizimin e lojërave të fatit.

“Nuk mund të komentojmë për kërkesa që janë dorëzuar në Ministrinë e Financave. Të gjitha licencat e lëshuara për organizimin e lojërave të fatit janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë. Kur t’i lëshohet ndonjë kompanie licencë, atëherë ajo do të bëhet publike”, theksuan nga  Ministria e Financave.

 

Fraksion.com