Dorëzimi i Balilit, Rama ironizon opozitën: Janë ata që na kapin ne
Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj disa komenteve që kanë shoqëruar kapjen e Klement Balilit, trafikantit në kërkim ndërkombëtar, arrestimi i të cilit u përshëndet gjerësisht.
“Kur kapen janë ata që na kapin ne!Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre!Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin!Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri”, theksoi kryeministri Edi Rama.
Më herët, kryeministri kishte reaguar edhe ndaj atyre që e komentojnë arrestimin e Balilit si “vetëdorëzim”, duke vënë në dukje se “vetëdorëzimi” është thjesht realizimi me sukses i një operacioni të strukturuar.
Fraksion.com