AktualitetTë fundit

Avokati Sollaku: Ja pse Klement Balili vendosi të dorëzohej sot, dy vjet pas kërkimit policor

Avokati i Klement Balilit deklaron se ka mbërritur letër porosia nga Greqia lidhur me klientin e tij,  kjo është dhe arsyeja e dorëzimit sot, dhe jo dy vite më parë kur ishte firmosur urdhërarresti.

Theodhori Sollaku: “Nga momenti i daljes së urdhërarrestit, megjithëse nuk ka pasur asnjë provë përsëri trysnia ka qenë e madhe për të arrestuar. Ndërkohë prokuroria dy vjet më parë kërkoi prova nga autoritetet greke, sepse dosja nuk ka pasur prova megjithëse kishte urdhërarrest. Tani që erdhi letërporosia e plotësuar me aktet proceduriale dhe hetimet janë drejt përfundimit shtetasi Klement Balili vendosi të dorëzohej

I kurseu shtetit buken e burgut

Madje Sollaku dha dhe një argument tjetër për mosdorëzimin e Balilit dy vite më parë

Theodhori Sollaku: “Çdo të bënte këto dy vjet?! Shteti do të paguante ushqimin, fjetjen, do mbante policë për ta ruajtur në burg. Kostoja e një të burgosuri është gati 50 euro. Por kjo është dytësore, jo e rëndësishme.”

Sipas avokatit klienti i tij nuk i është shmangur në asnjë moment drejtësisë, ndërsa ditët e fundit është negociuar mes policisë dhe familjarëve për të mbërritur sot kur dhe është vetëdorëzuar.

Theodhori Sollaku:“Është negociuar midis policisë e familjarëve dhe sot u gjetën modalitetet për tu vetëdorëzuar. Është vetëdorëzuar në Sarandë.”

Por çfarë garancie ka marrë?

Theodhori Sollaku:: Garanci vetëm ligjore, nuk ka asnjë garanci tjetër. Jemi në përfundim të procedurave të fazës së hetimit. Do të njihemi me aktet përfundimtare që ka prokurori dhe më pas në seancat në vazhdim dhe gjatë gjykimit të themelit do të themi si do të rrjedhin ngjarjet.

Provat e dyshimta

Avokati pretendon se as në këtë fazë, nuk ka prova që ta implikojnë klientin e tij.

Theodhori Sollaku: Provat për fat të keq janë të dyshimta. Nuk ka asnjë implikim nga asnjë dëshmitar. Nuk ka asnjë bisedë telefonike të përgjuar. Pretendohet për një numër telefoni grek i përket shtetasit balili, ndërkohë si në Shqipëri dhe në Greqi kush blen një numër telefoni identifikohet me kartë identiteti dhe në këtë aspekt akuza ngelet e dyshimtë.

Prononcimi i avokatit u bë për gazetarët jashtë ambienteve të drejtorisë së policisë së Tiranës, ku ndodhet i shoqëruar Klement Balili

 

Fraksion.com