AktualitetTë fundit

Ambasada e SHBA-së pas kapjes së Balilit: Kush e ka radhën?

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas ndalimit të Klement Balilit i kërkuar prej kohësh nga shteti shqiptar dhe i akuzuar për disa vepra penale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe Agjencitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e Balilit duke e vlerësuar si një hap të madh për shqiptarët dhe përparimin drejt hapjes së bisedimeve me BE.

Balili ësht një prej personazheve të shumëpërmendura nga ambasada amerikane i cili u dorëzua sot në polici.

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu e kishte përmendur pothuajse në çdo dalje të tij emrin e Balilit duke kërkuar arrestimin.

Ambasada inkurajon për një gjyq të shpejtë dhe të plotë duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë dhe në përfundim ajo bën  dhe pyetjen  se ‘kush e ka radhën’.

“🇦🇱 | Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, shkruan ambasada e SHBA në Facebook.

Us Fb