Zgjidhet ngërçi për ministrin e Jashtëm; Rama propozon emrin e tij te Presidenti
Zbulohen detaje nga mbledhja pa media e Kryesise se PS.
Lidhur me situaten e krijuar, pas perplasjes me Presidentin Meta, per mosdekretimin e Gent Cakajt si minister i Jashtem, do te jete vete Rama qe pritet te marre drejtimin e institucionit te rendesishem.
Mësohet se kryeministri Edi Rama pritet të cojë emrin e tij ne tavolinen e Presidentit Ilir Meta per postin e mbetur bosh, ende te padekretuar nga kreu i shtetit.
Post qe thuhet se do ta mbaje deri ne momentin qe Gjykata Kushtetuese te shprehet per ngercin e krijuar mes tij dhe Presidentit lidhur me ceshtjen e mosdekretimit.
Ne diskutimin per votimin e ministrave te rinj, mësohet se socialistet do t’i votojne ne bllok ndryshimet ne qeveri.
***
Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë për herë të parë për vitin 2019 ku ka diskutuar rreth situatës politike në vend.
Mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet dhe për çështje organizatave të PS në funksion të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Pritet dhe diskutim mbi situaten aktuale politike pas perplasjeve kryeministri-presidence mbi çështjen e ministrit te Jashtëm.
Kujtojmë që mbledhja e fudnit e Kryesisë së PS ishte në datën 29 dhjetor të vitit të kaluar, ku sërish u diktua në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit por dhe për ngritjen e strukturave të reja të partisë.
Fraksion.com