AktualitetTë fundit

Unaza e Re: Ritenderohet loti i parë; Ofrohen 6 kompani

Pas anulimit për shkak të skandalit me kompaninë “Dunwell Haberman”, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi sërish tenderin për lotin e parë të “Unazës së re” të Tiranës.

Në një nga pikat percaktohet që firma që do marre pjesë në tender të ketë kryer punime me impinate dhe linja telefonike por të jenë të licensë F.

Kompania e cila e disponon këtë license presupozohet të ketë kryer punime me vlerën mbi 4 mld lekë.Ky kriter e ben te detyrueshem që kompania duhet të ketë përvojë të jashtëzakoshne që ka të bëjë me shtrimin e kabllove por jo për ndërtimi rrugëve.

Edhe këtë herë, fondi limit për ndërtimin e këtij segmenti ka qenë 2.24 miliardë lekë, ose mbi 18 milionë euro. Burime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar thanë se, pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit do të shqyrtojë dokumentacionin dhe më pas do të shpallë kompaninë fituese.

Kjo është hera e dytë që loti i parë i segmentit të Unazës, nga “Pallati me shigjeta” deri te “Shqiponja”, hidhet në tender. Herën e parë tenderi u shndërrua në skandal, pasi kompania e shpallur fituese “DH Albania” kishte falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaware.

Pas shpërthimit të skandalit, Autoriteti Rrugor Shqiptar u detyrua të anulojë tenderin, ndërkohë që çështja është nën hetim nga Prokuroria në Shqipëri, por edhe autoritetet amerikane. Tenderi i unazës së re në segmentin nga “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotullimi i “Shqiponjës ka qenë objekt akuzash, kryesisht për koston e lartë, rreth 40 milionë euro për një segment me gjatësi totale 2.3 kilometra.

Në garë kanë paraqitur oferta 6 kompani, kryesisht shqiptare. Mes tyre janë “Gjoka Konstruksion”, që ka me koncesion rrugën e Arbrit, kompania “ANK” e përzgjedhur për rrugën Milot-Balldre, si dhe disa kompani të tjera.

Fraksion.com