AktualitetTë fundit

Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Kurbinit, konfirmohet prokuroria Alma Muça

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Kurbinit Alfred Gjoni.

Pas hetimeve të zhvilluara nga KPK, ka rezultuar se Gjoni ka pasur probleme me pasurinë dhe profesionalizmin. Sa i takon pasurisë Gjoni nuk justifikon të ardhurat për blerjen dhe mobilimin e një apartamenti 60 metër kartrorë që ka kushtuar 19 milion lekë të vjetra.

Po ashtu ai nuk justifikon të ardhurat me të cilat ka blerë një apartament tjetër 47 metër katrorë me kosto 6 milion lekë të vjetra,.

Gjyqtari nuk justifikon dhe një shumë cash prej 5 milion lekësh të cilat i ka dhënë hua përmes një banke tek një person tjetër.

Sa i përket kriterit profesional, KPK vëren se në çështjet e shqyrtuara nga Alfred Gjobni ka zvarritje të çështjeve në kohë të pajustifikuara që shkojnë deri në katër vite.

Përsa i përket huasë së dhënë prej 5 milion lekësh, Alfred Gjoni pretendon se banka e ka bërë këtë transaksion pa dijeninë dhe aprovimin e tij dhe për këtë ka hapur një padi civile.

Zvarritjen e çështjeve, Gjoni e justifikoi me volumin e madh të punës dhe me faktin se i është dashur të gjykojë çështje në shumë rrethe të tjera që i ka ngarkuar KLD.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme, Alma Muçën.

 

Fraksion.com