AktualitetPolitikëTë fundit

PS mbledh kryesinë; Ja çfarë do diskutohet

Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste në oren 9 ditën e sotme.

Burime  bëjnë me dije se do diskutohet mbi çështje organizative të PS në funksion të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Pritet dhe diskutim mbi situaten aktuale politike pas perplasjeve kryeministri-presidence mbi çështjen e ministrit te Jashtëm si dhe pritet të mbahet një qëndrim, lidhur me atë që shumica e konsideron si “shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta, për mos dekretimin e largimit të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe mos dekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj”.

Gjithashtu pritet të meret vendimi nëse do mblidhet Kuvendi për të votuar dekretet e tjera të ministrave të emëruar.

Kjo është mbledhja e parë  e kryesisë për këtë vit.

 

Fraksion.com