Pogradec: Vdes nga i ftohti 53-vjeçari; Kishte shkuar për të marrë ushqime
Një tjetër viktimë është shënuar nga i ftohti në Pogradec.
Mësohet se një person ka humbur jetën në fshatin Selcë e Sipërme.
Viktima është Ajet Zikollari 53-vjeç.
Sipas banorëve të zonës, Zikollari kishte shkuar për të marrë ushqime për familjen me një gomar në Proptisht, por nuk ishte kthyer.
Familjarët dhe të afërmit e tij nisën kërkimet, pasi 53-vjeçari nuk ishte kthyer prej dy ditësh.
Pasditen e djeshme ai është gjetur i ngrirë në dëborë.
Fraksion.com