Dhëndri që vrau vjehrrin dhe vjehrrën më pas veten kishte dy ditë që kishte ardhur nga Suedia
Majlind Lila i cili dyshohet se është autori i vrasjes së vjehrrit dhe vjehrrës dhe më pas ka vrarë dhe veten kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Suedia.
Dhëndri ka qëlluar me pistoletë në drejtim të të moshuarve, ndërsa më pas është hedhur nga kati i dytë dhe ka prerë veten me mjete prerëse.
Në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja.
Nuk dihet ende shkaku i ardhjes nga Suedia i Majlind Lilës, apo nëse ishte deportuar.
Krimi i rëndë që ndodhi në banesën e çiftit Mata tek zona e Astirit u konstatua mëngjesin e së hënës 14 janar, 2019
“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë”, informoi policia e Tiranes paraditen e sotme.
Dhëndri ishte me arsim të lartë dhe nga Burreli ndërsa të moshuarit ishin nga Korça.
Bashkëshortja e Majlind Lilës jeton në Suedi dhe ata ishin prindër të një vajze.
Fraksion.com