Rama: Ulja trefish e taksës rrit pagat e punonjësve
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një vizitë tek një biznes familjar, ndërsa prej aty tha se ulja trefish e taksave do të krijojë një mundësi plus për bizneset dhe për punësimin.
Mbi 11 mijë biznese në të gjithë vendin, nga 1 janari i këtij viti përfitojnë ulje të tatim fitimit nga 15% në vetëm 5%, si rezultat i rritjes së xhiros vjetore nga 8 milionë lekë në 14 milionë lekë.
Gjatë qëndrimit në këtë biznes, Rama u shpreh se synimi i masave që ka marrë qeveria ka të bëjë me përmirësimin e kushteve, rritjes së numrit të punonjësve dhe rritjes së pagave në këtë sektor.
“Ky është edhe qëllimi që të paguani tre herë më pak taksa, por të rrisni fuqinë punëtore edhe pagat e këtyre madje”, u shpreh kryeministri Rama.
Duke pohuar një fakt të tillë, ajo shton se këtë vit u është dhënë mundësia që të bëjnë edhe investime.
“Njëra prej këtyre investimeve është makina e qëndisjes pasi jemi futur në pjesën e uniformave dhe kompani të ndryshme kërkojnë t’i personalizojnë gjërat dhe është investim goxha i mirë. Është një biznes i konsoliduar, ka qenë i prindërve tanë, por unë kam mbaruar për një gjë tjetër. Ndërkohë them që zanati është një gjë që neve na duhet edhe pse jemi brez i ri them se fuqia më e madhe qëndron tek ajo çfarë di të bësh”, u shpreh ajo.
Postimi i z. Rama:
” MIRËMËNGJES Livee😁
dhe me një tjetër bisedë për uljen trefish të taksave për biznesin e respektuar të shumë njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, që njësoj si kjo familje, nuk rrinë duke u ankuar e mallkuar në fejsbuk e në kafene, po krijojnë punë e vende pune dhe rrisin të ardhurat përmes punës, ju uroj një ditë të
Fraksion.com