AktualitetTë fundit

Ndërhyrja e policisë në auditore, me kërkesë të UT

Ndërhyrja e policisë në auditoret e Fakulteteve të Tiranës është bërë me kërkesë të drejtuesve të Universitetit.

Top Channel ka siguruar shkresën e Universitetit të Tiranës nisur për Policinë e Shtetit ku i kërkohet ndihmë dhe asistencë uniformave blu për garantimin e rendit dhe sigurisë për vijimin e procesit normal akademik.

Në shkresë thuhet se policia është e nevojshme edhe për ruajtjen nga dëmtimi i ambienteve që kanë bërë disa individë.

Fraksion.com