AktualitetPolitikëTë fundit

Balla për Metën: Nuk mendon më për Kushtetutën; U kthye në kryetar alternativ opozite

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla  përmes një statusi në facebook,  shkruan se Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës.

Referuar reagimit të sotëm të kreut të shtetit në facebook, Balla shkruan se ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës në Presidencë dhe sulmoi kryeministrin me të gjithë librin e ShQUP-it dhe LSI-së bashkë.

 

Statusi i Ballës:

“Presidenti nuk mendon me as per Kushtetuten, as per dinjitetin e institucionit, po per lidershipin e opozites! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar te opozites ne Presidence dhe sulmoi kryeministrin me te gjithe librin e Shqupit dhe LSI-se bashke. Fatkeqesisht ky eshte sot Ilir Meta, nje president i votuar nga ne per te perfaqesuar edhe opoziten (me votat ne dispozicion dhe pa PD ne salle, ishte e vetmja zgjedhje per te mos e cuar vendin ne kaos institucional), tanime i kthyer ne kryetar alternativ opozite.”

 

Fraksion.com