AktualitetTë fundit

Trashësia e dëborës shkon në 1 metër në Korçë, gjysmë metri në Bulqizë

Në qarkun e Korçës bora ka arritur 1 m në disa zona. Aksi Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Pustec-Goricë janë të kalueshëm me shumë vështirësi me zinxhirë.

Shumë nga rrugët e fshatrave janë të bllokuara dhe të pakalueshme. Vithkuq, Lekas, Moglicë, Panarit, Podgorie, Vreshtas, Sheqeras, Shengjergj, Dardhas, prej mbrëmë janë pa energji.

Është rënduar situata  edhe në Bulqizë këtë mëngjes dhe duket se nga qyteti është e pamundur të dalësh. Rruga nacionale Bulqizë-Peshkopi kalohet me shumë vështirësi dhe herë pas herë bllokohet.

Trashësia e dëborës në qytet shkon deri në gjysmë metri.

Në Gjirokastër nuk ka patur reshje bore gjatë natës dhe situata është disi më e mirë vetëm për akset nacionale.

Edhe aksi drejt Kakavijës është i kalueshëm. Mbeten të bllokuara të gjitha njësitë administrative mbi 400 m edhe qarkullimi në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës nuk është i mundur.

 

Fraksion.com