Tahiri e quajti Metën vizionar, Rama: Cakaj i meriton sulmet sa ‘vizionarët’ emrin njeri
Pak minuta pasi Edita Tahiri e cilësoi si vizionar qendrimin e Presidentit Meta ndaj Gent Cakajt, ka ardhur edhe reagimi i Edi Ramës.
Kryeministri shkruan në Twitter se Cakaj i meriton sulmet aq sa ‘vizionarët’ emrin njeri.
“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit Ilir Meta! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?” – shkruan Rama.
Më parë, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës tha se e përshëndet vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës.
“Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të Jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama” – shkruan Tahiri
Fraksion.com