Rama: Ndjesë Kosovës për këtë turp
Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot ndjesë Kosovës për refuzimin e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme,Gent Cakaj.
Kreu i qeverisë u shpreh se ky refuzim është jo vetëm antikushtetues, por edhe i turpshëm.
“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, thekson Rama.
Fraksion.com