Rama: Angazhimit maksimal i strukturave shtetërore për të qenë pranë njerëzve
Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar kufizime për komunitetin në disa prej qarqeve në vendin tonë.
Ministria e Mbrojtjes përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura janë në kontakt të vazhdueshëm, me 5 ministritë e linjës si edhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar; Policinë e Shtetit; me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë, Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes; Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, me 12 prefektët si dhe me njësitë vetëqeverisjes vendore.
Mbi dy mijë efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, punonjës të OSSHE dhe të shëndetësisë janë në gatishmëri të plotë për t’iu gjendur pranë banorëve, për çdo problem.
Kryeministri Edi Rama thekson se të gjitha strukturave shtetërore janë angazhuar maksimalisht për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e dendura të dëborës
“MIRËMËNGJES😀
dhe me këto pamje të angazhimit maksimal të të gjithë strukturave shtetërore për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga rreshjet e dendura të dëborës duke garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës, ju uroj një ditë të mbarë 🤝”, shkruan Rama.