AktualitetTë fundit

Lidhje me krimin: Kreu i Gjykatës Shkodër jep dorëheqjen para se të shkarkohej nga KPK

Vetingu rrëzon një tjetër kryetar gjykate.

Arben Zefin, kryegjyqtari i Shkodrës, ngeli në filtrin e trefishtë të kontrollit. Referuar raportit të Komisionit, rezultoi se Zefi jo vetëm nuk justifikonte dot pasurinë, por se u gjetën edhe lidhje të tij me eksponentë të krimit të organizuar. Ndërsa mori vlerësime negative edhe sa u përket aftësive profesionale. Por, ndryshe nga të gjithë gjyqtarët që deri më tani se kanë kaluar me sukses testin e vettingut, Arben Zefi pak orë përpara vendimit  paraqiti dorëheqjen.

Vlerësimi për Zefin u bë mbi bazën e dy kritereve atë të pastërtisë së figurës dhe pasurinë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pohoi se Zefi nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave për apartamentin, por as edhe të ardhurat e blerjes së automjeteve.

Mes tjerash sipas KPK-së, kryegjyqtari i Shkodrës nuk ka deklaruar edhe shumën prej 50 mijë euro të marra kredi si dhe nuk ka bërë deklarimin e automjetit të blerë nga bashkëshortja. Gjithashtu nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se gjyqtari Arben Zefi është i përfshirë në korrupsion.

Pohimet dhe të dhënat e KPK-së  janë mbështetur edhe nga DSIK, sipas të cilit Zefi është i përfshirë në veprimtari jo të ligjshme.

 

Fraksion.com