Futbolli shqiptar në zi, shuhet ish-portieri i Kombëtares
Futbolli shqiptar ka humbur sot një personalitet të shquar. Në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh i Partizanit, Mikel Janku.
Mikel Janku i cili në karrierën e tij ka punuar edhe si gazetar sportiv, ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941.
Ai ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967.
Fraksion.com