Life StyleTë fundit

Beyoncé; ‘Çmenden’ fansat në supermarket (Foto)

Edhe korsia e një supermarketi mund të kthehet në një pasarelë nëse quhesh Beyoncé.

Popstar-i i famshëm amerikan është fotografuar teksa bënte pazar në Target (një rrjet i njohur supermarketesh), mes panolinave dhe veshjeve për fëmijë, si një nënë e zakonshme.

Gjithsesi, diva nuk e ka humbur sharmin e saj: syze të errëta, flokë të lëshuara dhe një asistent personal për të shtyrë karrocën. Fotot kanë bërë xhiro në rrjetet sociale, duke ‘çmendur’ fansat.

Por çfarë mund të ketë blerë zonja Carter? Ndoshta veshje për binjakët e saj një vjeç, Rumi dhe Sir Carter, ose ndoshta ndonjë blerje “last minute” për festën e ditëlindjes së vajzës së parë Blue Ivy, që pikërisht në 7 janar ka mbushur 7 vjeçe?