AktualitetBota+Të fundit

Turqia refuzon SHBA-në, mban qëndrim të njëjtë ndaj kurdëve

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, thotë se Turqia nuk do të përmbahet nga veprimet ushtarake për të mbrojtur kufijtë e saj, nga ajo që ai e pëshkruan si kërcënim prej luftëtarëve kurdë të Sirisë.

Deklarata e ministrit u bë të mërkurën, një ditë pasi Turqia hodhi poshtë kërkesën e këshilltarit për siguri kombëtare të SHBA-së, John Bolton, i cili kërkoi që Ankaraja të mbrojë luftëtarët kurd në pjesën verilindore të Sirisë, para se trupat amerikane të tërhiqen nga rajoni, transmeton Associated Press.

Kurdët në Siri janë aleat të Shteteve të Bashkuara.

Refuzimi i Turqisë përforcoi një përçarje midis Ankarasë dhe Uashingtonit, dhe ngriti pyetje të reja rreth asaj se si Shtetet e Bashkuara do të mbronin luftëtarët që janë aleatë të SHBA në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

Turqia i konsideron luftëtarët kurdë si terroristë.

 

Fraksion.com