AktualitetTë fundit

Tarifat 50%, MASR Universiteteve: Jeni përgjegjës, njoftoni studentët!

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  thotë se ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve të përmendura, në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018, për të vijuar me financimin.

Në një deklaratë për mediat, MAS u tërheq vëmendjen e sekretarive mësimore pranë Universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët dhe të garantojnë informacionin sipas vendimeve të sipërcituara.

MAS thotë se veprimtaria e tyre do të monitorohet dhe do të mbahet qëndrim, bazuar në ligj, për këdo që keqinformon apo vepron në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave.

 

Fraksion.com