Protesta: Studentët përplasen me rojet e shkollës, ndërhyn policia
Është tensionuar protesta e studentëve në ditën e tretë për këtë vit. Studentët kanë tentuar të nxjerrin jashtë universiteteve bankat dhe karriget, por kanë hasur me rezistencën e rojeve private, të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë.’
“Studentët na thanë se kishin hyrë në universitetet për të nxjerrë bankat dhe karriget, por kanë hasur me rezistencën dhe rojeve private. Rojet kanë lajmëruar policinë me pretendimin se studentët i kanë dhunuar. Në universitetin Politeknik të Tiranës ka patur përplasje verbale mes studentëve dhe rojeve të sigurisë.
Edhe ditën e sotme të rinjtë do të stacionohen para Kryeministrisë, atje ku protestojnë prej disa ditësh, ndërsa janë në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre. Pavarësisht temperaturave të ulëta deri nën zero, studentët duken të vendosur në kauzën e tyre, për plotësimin e kërkesave, që nga ulja e tarifave, deri tek pezullimi i ligjit të Arsimit të Lartë.
Fraksion.com